Në letrën e tij, Mbreti Willem-Alexander ka shprehur besimin se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës do të vazhdojnë të thellohen dhe të zhvillohen në interes të të dy popujve.
Ai gjithashtu ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të letrës, Mbreti i Holandës i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të saj shtetërore.
Burimi: RTKLive





