Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit

Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit

Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, përmes Njësisë Operative në Klinë, ka intensifikuar gjatë kësaj jave punimet në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet operative kanë intervenuar në debllokimin e kanalizimeve në qendër të qytetit dhe në lagjet përreth, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit.

Po ashtu, në Qendrën Zejtare, përkatësisht në rrugën “Ilir Merturi”, është riparuar një defekt në rrjetin e ujësjellësit, ku janë zëvendësuar 50 metra gyp të vjetër, i cili kishte shkaktuar probleme të vazhdueshme për shkak të çarjeve të shpeshta.

Në vend të tij është vendosur gyp i ri, me cilësi të lartë dhe rezistencë ndaj presionit deri në 16 bar.

“Kjo ndërhyrje synon të eliminojë defektet e përsëritura, të rrisë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë, si dhe të përmirësojë shërbimet për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”.

Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Hidrodrini zëvendëson 50 metra gyp në Klinë, intervenon edhe në rrjetin e kanalizimit | Momenti