Hetimet për korrupsion në drejtësi, sekuestrohen katër telefona, dy kompjuterë dhe dokumente – zbardhen dyshimet ndaj të arrestuarve

Ndikimi në afatet e shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe në çështjet e punësimit janë në fokus të një hetimi për korrupsion që ka çuar në ndalimin e tre zyrtarëve të gjykatave dhe një avokati. Gazeta Sinjali ka siguruar detaje nga hetimet që i kanë paraprirë operacionit të së martës, si dhe nga provat e sekuestruara gjatë bastisjeve.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, katër personat e arrestuar janë Emin Plakaj, Skender Jetishi, Sulltan Mehmeti dhe Arbnor Dervishaj.

Hetimet ndaj tyre janë zhvilluar për një periudhë të gjatë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, ndërsa veprimet e dyshuara penale përfshijnë periudhën 2025–2026.

Katër të dyshuarit, në pozita dhe role të ndryshme, dyshohet se kanë ushtruar ndikim në procesin dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

Dyshimet përfshijnë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat.

Mëngjesin e së martës, më 24 nëntor, rreth orës 08:50, hetuesit e Antikorrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, kanë nisur bastisjet në dy lokacione në rajonin e Ferizajt.

Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

Pas përfundimit të bastisjeve, dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, ndërsa për intervistim janë shoqëruar edhe dy personat e tjerë.

Të katër janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, në bashkëkryerje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Çekia në gjysmëfinale te Davis Cup, pret fituesin e Italia – Korea e Jugut

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Bostoni shënoi 80 pikë në pjesën e parë, tentoi 51 gjuajtje për tre pikë

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve