Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Policët presin qe pesë vjet për uniforma të reja

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave të reja për zyrtarët policorë, duke thënë se ata po presin që nga viti 2021 për t’u pajisur me uniforma.

Gjatë seancës së Kuvendit, Haxhiu ka vendosur fotografi të uniformave të Policisë së Kosovës në ulëset ku ulen ministrat, përmes së cilave ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që të tregojë se kur do të bëhet pajisja e policëve me uniforma të reja.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se policët detyrohen t’i bartin uniformat për 12 orë, ndërsa gjendja e tyre pas përfundimit të ndërrimit, sipas saj, është e rëndë.

“Këta po presin prej 2021 që mos me i parë këto pamje, ka plot prej tyre që më thonë 12 orë i bartin uniformën, kur i hedhin në mbrëmje është e tmerrshme se si është trupi ynë. Pyetja është për ministrin Sveçla, se kur do t’i pajisin me uniforma. Qe pesë vjet po presin. Veç një ditë, ministri me bartë uniformën e tyre, çka kish ndodhë? Janë ka presin që pesë vjet, edhe uroj që sa më shpejt me e kry kështu”, tha Haxhiu./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

“CFO Green” kapet sërish pa farmacist, Inspektorati urdhëron mbylljen dhe gjobit pronarin

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Klinë për dy ditë, Komuna njofton për segmentin dhe orarin

Prindërit më të zgjuar ndjekin këto tre rregulla të rëndësishme kur rrisin fëmijë

Prindërit më të zgjuar ndjekin këto tre rregulla të rëndësishme kur rrisin fëmijë

Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Policët presin qe pesë vjet për uniforma të reja | Momenti