Një ditë para diplomimit të 412 kadetëve, Policia anulon tenderin për karriget

Një ditë para diplomimit të 412 kadetëve, Policia anulon tenderin për karriget

Një ditë para diplomimit të 412 kadetëve, Policia anulon tenderin për karriget

Policia e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për marrjen me qira të karrigeve statike, të cilat ishin paraparë të përdoreshin në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë.

Sponsor 3M Express

Sipas dokumentit, vendimi për anulimin e tenderit është marrë më 4 nëntor 2026, ndërsa në këtë aktivitet të prokurimit kishin marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.

Si arsye për anulim është përzgjedhur dispozita ligjore që parasheh anulimin e aktivitetit të prokurimit. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë sqarime shtesë lidhur me arsyet konkrete që çuan në këtë vendim.

Ndërkohë, ceremonia e diplomimit të 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të është paralajmëruar të mbahet të premten, më 6 nëntor, në orën 16:30.

Kjo ceremoni fillimisht ishte planifikuar për 30 tetor, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për kadetët.

Problemet me furnizimet nuk janë ndalur me kaq. Gjatë kësaj jave, për shkak të mungesës së kapelave, zyrtarëve policorë u ishte kërkuar që t’i huazonin ato për kadetët, në mënyrë që të përdoreshin gjatë ceremonisë.

Anulimi i tenderit për karriget vjen vetëm një ditë para ceremonisë së paralajmëruar, duke shtuar pikëpyetjet rreth organizimit të diplomimit të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike