Komuna e Klinës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, më 6 dhe 7 nëntor, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Sadik Rama”, për shkak të punimeve të asfaltimit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, mbyllja do të përfshijë segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Epopeja e UÇK-së” deri te kryqëzimi me rrugën “Haxhi Zeka”.
Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës do të jetë i ndaluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjatë të dy ditëve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet në terren. /Telegrafi/




