Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takimin e parë të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut me homologun e saj, Afrim Gashi.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit, Haxhiu ka bërë të ditur se me Gashin diskutuan për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rolin e kuvendeve në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Klankosova.tv.

Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së gjerë parlamentare për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar se bashkëpunimi duhet të përfshijë si shumicën parlamentare, ashtu edhe opozitën.

Në këtë drejtim, palët biseduan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes komisioneve parlamentare dhe grupeve të miqësisë, si dhe për rolin e kuvendeve në mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.

“Me Kryetarin Gashi biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes komisioneve dhe grupeve të miqësisë. U ndalëm edhe te roli i kuvendeve në mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që bashkëpunimi ynë të sjellë përfitime konkrete për qytetarët”.

“E falënderova për mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Biseduam edhe për bashkërendimin e përpjekjeve tona në forumet parlamentare ndërkombëtare dhe për rrugën evropiane të dy vendeve”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Organizimi i eventeve me Plan B

Organizimi i eventeve me Plan B

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn