​Haxhiu: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e Apelit

​Haxhiu: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e Apelit

​Haxhiu: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e Apelit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit në Hagë.

Sponsor 3M Express

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu bëri të ditur se ka kërkuar seriozitet e profesionalizëm në këtë proces, teksa theksoi se tash komisioni për legjislacion ka katër javë kohë. Ajo njoftoi se sot do të takohet me kryetarin e komisionit për legjislacion.

“Tashmë, Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja të zhvendoset pikërisht tek kjo strategji, që do të duhej të përpilohej në atë mënyrë që t’i shërbej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit. Kam kërkuar vëmendje, seriozitet e profesionalizëm që vëmendja dhe puna jonë të zhvendoset tek kjo strategji. Unë e kam adresuar kthimin e ligjit te Komisioni për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë. Unë do ta takoj sot kryetarin e saj për të parë qëndrimet”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se ekzistojnë dy interpretime juridike lidhur me procedurat që duhet të ndiqen pas kthimit të ligjit, duke theksuar se një grup juristësh vlerëson se Kuvendi mund vetëm ta votojë ose të mos e votojë atë, ndërsa grupi tjetër konsideron se mund të bëhen edhe ndryshime.

“Ka dy interpretime nga juristët, një grup që thekson se pas kthimit të ligjit në lexim të tretë, ky vendim mbetet vetëm ta votojë ose të mos e votojë. Dhe grupi tjetër është që mund të bëjë ndryshime në këtë drejtim. I mbetet Komisionit për Legjislacion që ta trajtojë këtë çështje. Ju e dini që unë kam pasur një deklarim për këtë, por deklarimi im është i bazuar vetëm në një gjykim të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e presidentes Atifete Jahjaga”, tha Haxhiu. /Kp/

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

​Haxhiu: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në shkallën e Apelit | Momenti