Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për Komisionin Hetimor, që u formua pas rastit të Arlinda Zekajt, me ç’rast tha se pret që Prokuroria të nis hetimin ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë.

Sponsor 3M Express

Madje, sipas saj, do të duhej që edhe Prokuroria Speciale të angazhohet lidhur me mosveprimet apo veprimet, siç i quajti ajo të gabuara, të çdo zyrtari.

 “Gjatë kohës sa jemi këtu, tashmë komisioni hetimor po mban takimin e parë për të vlerësuar pretendimet në të gjitha procedurat për vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt. Unë do të jem në dispozicion të plotë për t’i trajtuar kërkesat e komisionit.

Pres pres që të gjithë dëshmitarët që janë në listën e dëshmitarëve të vijnë dhe të përgjigjen në kërkesat e komisionit. Padyshim që Prokuroria do të duhej të merrej me këtë rast, do të duhej që Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për mosveprimet apo veprimet e gabuara të secilit zyrtar”, ka thënë ajo.

Haxhiu shtoi se komisioni është vetëm një mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument dhe do ta delegojë në Prokurori.  

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt | Momenti