Haxhiu dhe Shiroka-Pula vaksinohen kundër gripit sezonal

Haxhiu dhe Shiroka-Pula vaksinohen kundër gripit sezonal

Haxhiu dhe Shiroka-Pula vaksinohen kundër gripit sezonal

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është vaksinuar kundër gripit sezonal, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të marrin vaksinën kundër gripit.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se vaksinën e ka marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, së bashku me Presidenten Justina Shiroka Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ajo ka theksuar se me rënien e temperaturave, përhapja e gripit bëhet më e lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sipas Haxhiut, vaksinimi zgjat vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi dhe komplikimet që mund të shkaktojë.

Në fund të postimit, kryetarja e Kuvendit ka falënderuar personelin shëndetësor për punën e tyre dhe ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, duke rikujtuar se kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“I paftyrë”; “I vogël jam, por e kam burrninë e madhe” – Përplasje e ashpër mes Adrianit e Akilit

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)

“Gazetare e dobët!”, Nichi nuk kursehet ndaj Anjezës (VIDEO)