Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Grupi punues për hartimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të mblidhet sërish të shtunën.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i këtij grupi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme pritet të punohet në sintetizimin e dokumenteve të siguruara nga institucione dhe instanca të ndryshme, me qëllim të krijimit të një baze të përbashkët për hartimin e strategjisë.

Sponsor 3M Express

Konjufca ka theksuar se procesi i punës së këtij grupi do të jetë konfidencial dhe se diskutimet nuk mund të zhvillohen në mënyrë të hapur për publikun.

Megjithatë, sipas tij, do të ketë komunikim me mediat, ndonëse informacionet rreth punimeve dhe produktit përfundimtar mund të bëhen publike vetëm deri në një masë të kufizuar.

Qëllimi i kësaj strategjie, sipas Konjufcës, është që të kontribuojë në suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.

Konjufca ka dhënë detaje edhe për organizimin dhe përbërjen e grupit strategjik, duke bërë të ditur se në mbledhjen e kaluar është bërë konstituimi i tij dhe janë përcaktuar rregullat e funksionimit.

Sipas tij, është krijuar edhe një grup punues, i cili ka për detyrë të përmbledhë në një dokument të gjitha idetë dhe propozimet e paraqitura gjatë këtij procesi.

Konjufca jep detaje për organizimin dhe përbërjen e grupit strategjik për ish-krerët e UÇK-së

Këto komente Konjufca i bëri në konferencën për media pas takimit me homologun e tij zviceran, Ignazio Cassis. Për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së u pyet edhe kryediplomati zviceran, por ai u shpreh i rezervuar për të komentuar, duke thënë se shteti i tij e mbështet Gjykatën Speciale./KP

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK kërkon 16 vite burg për dy të akuzuarit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike