Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan, duke kritikuar institucionet për lejimin e kësaj vizite.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ngritur pikëpyetje se kush ua ka mundësuar hyrjen dhe vizitën në këto dy qytete, duke përmendur edhe sloganin “Kosova është Serbi”.

“Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin ‘Kosova është Serbi’”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka pyetur se kush ua dha lejen për të vizituar Pejën dhe Deçanin, duke e lidhur këtë me vendimet e mëhershme për Manastirin e Deçanit.

“A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës?”, ka shkruar më tej ish-deputeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kurti në Paris diskuton për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Pas anulimit të konkursit për parregullsi, rihapet pas dy vjetësh procesi i gradimit për rreshterë

Pas anulimit të konkursit për parregullsi, rihapet pas dy vjetësh procesi i gradimit për rreshterë

Hapet televotimi për të preferuarin e publikut në Big Brother VIP Kosova

Hapet televotimi për të preferuarin e publikut në Big Brother VIP Kosova