Një grup qytetarësh vijon protestën para Kryeministrisë në Tiranë

Një grup qytetarësh vijon protestën para Kryeministrisë në Tiranë

Një grup qytetarësh vijon protestën para Kryeministrisë në Tiranë

Një grup qytetarësh kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme protestën para ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

Protesta, e cila zhvillohet prej 163 ditësh, vijon të ketë të njëjtat kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Sponsor 3M Express

Protestuesit kanë bërë të ditur se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë.

Ata theksojnë se do të vijojnë protestën dhe qëndrimin përpara godinës së Kryeministrisë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ndërkohë ka hyrë në fuqi paketa ligjore kundër dhunës urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente ligjore që synojnë parandalimin e akteve të dhunës, mbrojtjen e pronës publike dhe private, si dhe forcimin e përgjegjësisë individuale të personave që shkaktojnë dëme gjatë tubimeve.

Ndryshimet në ligj parashikojnë që personat përgjegjës për dëmtimin e pronës do të detyrohen të përballojnë financiarisht dëmet e shkaktuara. Paketa parashikon gjithashtu gjoba deri në 500 mijë lekë për personat që fshehin identitetin dhe nuk i përgjigjen thirrjeve të Policisë gjatë tubimeve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SHBA: Rusia dhe Ukraina po tregojnë fleksibilitet për çështjen e territoreve

SHBA: Rusia dhe Ukraina po tregojnë fleksibilitet për çështjen e territoreve

E fshehu në xhaketë për t’ia dërguar të burgosurit, zbulohet substanca e dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës

E fshehu në xhaketë për t’ia dërguar të burgosurit, zbulohet substanca e dyshuar narkotike në burgun e Prishtinës

Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj reagon lidhur me vizitën e një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?