Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, ku janë nderuar të rënët britanikë, në kuadër të Aktit të Përkujtimit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë ceremoni janë bashkuar me aleatët strategjikë për të nderuar ata që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë.
Ai ka theksuar se në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe vendet e Commonwealth-it kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, është shprehur respekt i veçantë për sakrificën e ushtarëve britanikë.
“Përkulemi me nderim para sakrificës së të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht të atyre që kanë rënë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.




