Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sponsor 3M Express

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, ndërsa në garë janë katër lista me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të sigurojnë një nga 29 vendet në këtë institucion.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion përfaqësues që ushtron kompetenca në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Rikthimi nga 15 në 29 anëtarë vjen pas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, pas më shumë se një dekade me përbërje më të kufizuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë parë iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës.

Lexo edhe

“Nuk dua t’i hyj askujt në hak”, gjesti i taksistit kosovar që e mahniti turken: Ja pse zgjodha Kosovën për të jetuar

“Nuk dua t’i hyj askujt në hak”, gjesti i taksistit kosovar që e mahniti turken: Ja pse zgjodha Kosovën për të jetuar

Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, mbi 20 të lënduar

Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë, mbi 20 të lënduar

“Nëse e ke respektu gruan, pse u ndave?”, Nichi përballet me Fuegon

“Nëse e ke respektu gruan, pse u ndave?”, Nichi përballet me Fuegon