Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

Haradinaj: Aleanca e mbështet Ligjin për Specialen, në cilindo variant që propozohet

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti e mbështet ligjin për Specialen, pavarësisht ndryshimeve apo variantit që mund të propozohet.

Sponsor 3M Express

Haradinaj tha se aktualisht ka paqartësi lidhur me procedurën që duhet ndjekur, nëse çështja duhet të trajtohet në seancë apo të procedohet përmes Presidencës.

“Edhe tani jemi në një situatë konfuzioni lidhur me këtë çështje, nëse bëhet fjalë për procedurën në seancë apo për procedurën nga Presidenca. Prandaj, duhet të përqendrohemi te baza procedurale.

Nëse konfirmohet nevoja për tërheqjen e propozimit, atëherë më pas mund të procedohet me amendamentimin e tij.

Aleanca, cilindo variant që mund të propozohet, e mbështet këtë ligj. E kemi mbështetur edhe më herët dhe do ta mbështesim edhe në vazhdim”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet përmbysjen e vetos nëse synohet miratimi i të njëjtit ligj për Specialen

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Shtohen masat e sigurisë në Gjykatën e Pejës para seancës ndaj Jeton Sylajt

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%

Saveski: Pagat e punonjësve në prokurori do të rriten deri në 40%