“Qeveria na bllokoi”, Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

“Qeveria na bllokoi”, Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

“Qeveria na bllokoi”, Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin

Komuna e Prishtinës ka miratuar themelimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, por Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim, duke penguar, një zgjidhje të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Kështu ka deklaruar i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke thënë se komunat e Obiliqit dhe Fushë Kosovës kanë themeluar ndërmarrje të ngjashme, ndërsa një iniciativë e tillë po i pamundësohet Prishtinës.

“E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepruar edhe Obiliqi e Fushë Kosova. Por Prishtinën e bllokuan. MAPL-ja e ka kthyer vlerësimin negativ!”, deklaroi Rama.

Rama tha se kjo nuk është pengesa e vetme nga niveli qendror.

Sipas tij, edhe marrëveshja me KfW-në, në vlerë prej rreth 72 milionë eurosh, për sigurimin e 100 kamionëve shtesë dhe mijëra kontejnerëve, ka mbetur e bllokuar për shkak të mosnënshkrimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Përderisa Qeveria na bllokon vazhdimisht, çmimin po e paguajnë qytetarët e Prishtinës!”, u shpreh Rama.

Përballë kësaj situate, Kryeqyteti ka ndërmarrë masa alternative, duke angazhuar operatorë privatë, me mbështetjen e UNDP-së, për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes “Pastrimi” në grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Ai bëri të ditur se Kryeqyteti ka ndarë buxhet shtesë për angazhimin e operatorëve privatë, ndërsa kapacitetet e shtuara të kamionëve pritet të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e gjendjes me mbeturinat gjatë ditëve në vijim.

Kryetari Rama theksoi se, pavarësisht pengesave nga niveli qendror, Kryeqyteti do të vazhdojë të gjejë zgjidhje për qytetarët.

“Tentimet e tyre për bllokim dhe sabotazh asnjëherë nuk kanë arritur të na ndalin. Ne kemi vazhduar me zhvillimin e Kryeqytetit, i kemi tejkaluar sfidat dhe do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, theksoi ai.

Lexo edhe

VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

VV-ja dhe PDK-ja ende në negociata për mënyrën e procedimit me Ligjin për Specialen

Sezon historik për Real Madridin, klubi drejt një rekordi të ri financiar

Sezon historik për Real Madridin, klubi drejt një rekordi të ri financiar

Arrestohet shtetasi i Turqisë, keqpërdorte kartelat bankare dhe bënte blerje online – Policia jep detaje

Arrestohet shtetasi i Turqisë, keqpërdorte kartelat bankare dhe bënte blerje online – Policia jep detaje

“Qeveria na bllokoi”, Komuna e Prishtinës angazhon kompani private për ta pastruar kryeqytetin | Momenti