Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore për transport

Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore për transport

Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore për transport

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar thirrjen për aplikim për bursën e mobilitetit, përmes së cilës studentët do të mbështeten financiarisht për shpenzimet e transportit, në varësi të distancës mes vendbanimit dhe universitetit.

Sponsor 3M Express

Sipas thirrjes së publikuar, mbështetja financiare do të ndahet në tri kategori, varësisht nga largësia që studentët duhet të përshkojnë për të ndjekur ligjëratat.

Studentët që jetojnë deri në 20 kilometra larg universitetit do të përfitojnë 30 euro, ata që kanë distancë prej 21 deri në 50 kilometra do të marrin 50 euro, ndërsa për distancat mbi 50 kilometra parashihet mbështetje prej 70 eurosh në muaj.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të nivelit Bachelor, që ndjekin studimet në institucionet publike dhe private të akredituara në Kosovë.

Ndër kriteret e përcaktuara është që studentët të jenë duke ndjekur semestrin akademik për herë të parë, të mos kenë vit të përsëritur dhe të ardhurat bruto vjetore të familjes të mos kalojnë shumën prej 12 mijë eurosh.

Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesave mujore, në përputhje me kalendarin akademik.

Aplikimi për këtë bursë është i hapur nga sot, 26 nëntor, dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Migrimi në Britani në nivelin më të ulët që nga viti 1997, bien edhe kërkesat për azil

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Gati dy mijë figura të industrisë së filmit në mbështetje të regjisorit iranian, Jafar Panahi

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën

Nga kamionët e mbeturinave te eskavatori, Podujeva zgjeron flotën