Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është dashur të ishte pranë familjes së tij dhe bashkëshortes, e cila, ka probleme shëndetësore, e jo të mbaj burgun e pa drejtë në Hagë.

Sponsor 3M Express

Pas vizitës së Krasniqit, Hamza e vlerësoi kontributin e tij për vendin, duke rikujtuar edhe vitet që ai i ka kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.

 “Një njeri me shumë kontribute për këtë vend gjatë gjithë jetës së vet. 10 vjet në burgjet e Jugosllavisë, Serbisë, përveç një arsye që ka lyp të drejta për popullin e vet. Tash prapë tu u ballafaqu me një proces të padrejtë që 6 vite i paraburgosur, prapë tu u ballafaqu me një proces me mungesë fakteve dhe provave, thashë e them edhe e ka bo edhe moshën dhe ka ardhë për një gjendje familjare ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet dhe jam i bindur që secili qytetar i Republikës së Kosovës, e gjithsesi edhe unë se e kam mik, kam bashkëpunu me të, gjithmonë e kam vlerësu. Domethënë ai është dashtë me qenë në shtëpinë e vet, familjen e vet, afër bashkëshortes së vet dhe jo në situata të cilat ndodh”, tha ai.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg | Momenti