Haaland vendos fatin e ndeshjes, City merr tri pikët në Gjermani

Haaland vendos fatin e ndeshjes, City merr tri pikët në Gjermani

Haaland vendos fatin e ndeshjes, City merr tri pikët në Gjermani

Ndeshja u karakterizua nga pesë gola dhe emocione deri në minutat e fundit, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës arriti të marrë tri pikët falë një paraqitjeje efikase në fazën ofensive.

City kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Castello Lukeba dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, në përpjekje për të larguar rrezikun.

Sponsor 3M Express

Vendasit reaguan në fillim të pjesës së dytë. Ridle Baku realizoi një gol të bukur në minutën e 49-të, duke rikthyer baraspeshën në rezultat.

Megjithatë, epërsia e skuadrës angleze u rikthye në minutën e 58-të, kur Enzo Fernandez shënoi pas asistimit të Iliman Ndiaye.

Leipzigu nuk u dorëzua dhe vetëm tri minuta më vonë Antonio Nusa realizoi një tjetër gol spektakolar, duke e bërë rezultatin 2-2.

Golin e fitores për Manchester Cityn e shënoi Erling Haaland në minutën e 78-të, i cili përfitoi nga asistimi i Elliot Anderson për të dërguar topin në rrjetën e portës së zbrazët.

Leipzigu arriti të shënonte edhe një herë përmes Brajan Grudës, por goli i anësorit shqiptar u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Manchester City arrin në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa RB Leipzigu mbetet me tri pikë pas katër ndeshjeve.

Të gjitha rezultatet:

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit