Legjenda e Real Madridit, Guti, parashikon një betejë të ashpër midis Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal për Topin e Artë të këtij viti, i cili do të kurorëzohet të hënën.

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet me 26 tetor në Londër, ku Yamal, Mbappe dhe Harry Kane llogariten si favorit për të fituar çmimin më prestigjioz individual.
“Do të doja shumë që Mbappe ta fitonte, por çdo gjë mund të ndodhë; mendoj se është shumë e hapur. Mbappe, Lamine, Rodri, apo edhe Harry Kane kanë një shans”, ka thënë fillimisht Guti.
“Mendoj se ky është viti kur është më i hapur; kushdo mund ta fitojë. Në të vërtetë, nuk do të ishte surprizë për mua nëse Mbappe ose Lamine fitojnë, sepse mendoj se të dy janë lojtarë të shkëlqyer”.
Guti gjithashtu vlerësoi lart ngritjen marramendëse të Yamal si një nga lojtarët më të mirë në planet dhe formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
“Lamine është shumë i sigurt; ai po luan në një nivel shumë të lartë tani. Ai është një nga lojtarët më vendimtarë të Barcelonës dhe një nga lojtarët më me ndikim në nivel global gjithashtu”.
“Është e qartë se edhe pse luan për Barcelonën, dhe unë nuk jam një tifoz i madh i atij klubi, duhet ta pranosh që ai është një lojtar fantastik dhe se, nëse vazhdon kështu, me siguri do të jetë një pretendent për Lojtarin e Vitit dhe fituesin e Topit të Artë në vitet e ardhshme. Ai ka një të ardhme shumë premtuese”, përfundoi ish-ylli i Real Madridit. /Telegrafi/




