Pep Guardiola ka zbuluar se aventura e tij e radhës në karrierën si trajner mund të jetë në futbollin e kombëtareve.

Trajneri spanjoll ka bërë të ditur se dëshiron të marrë drejtimin e një përfaqësueseje dhe të fitojë një trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Guardiola kishte zhvilluar diskutime për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë në fillim të këtij viti, por në atë kohë kishte vlerësuar se nuk ishte momenti i duhur për një sfidë të tillë.
Ndër vite, emri i tij është përmendur edhe si kandidat i mundshëm për postin e përzgjedhësit të Anglisë, Spanjës, Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, dëshira e tij duket se është e qartë: të provojë veten në nivelin e futbollit ndërkombëtar, duke drejtuar një kombëtare në një turne madhor dhe duke synuar fitimin e një trofeu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





