Lekaj Prljaskaj: Me rezolutën për Vukovarin është përforcuar edhe pozita e Kosovës për të zhdukurit (VIDEO)

Ermina Lekaj Prljaskaj, këshilltare e ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, ka folur në “Edicionin Special” në Klan Kosova për Rezolutën për Vukovarin, të miratuar nga Parlamenti Evropian.

Sponsor 3M Express

Ajo e ka cilësuar rezolutën si të rëndësishme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është një përparësi shumë e madhe jo vetëm për Kroacinë, por edhe për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse këtu përfshihen edhe shtetet e tjera”, ka thënë ajo.

Lekaj- Prljaska ka theksuar se me miratimin e kësaj rezolute është dhënë mesazhi se krimet e luftës nuk duhet të minimizohen dhe se personat që kanë kryer krime të tilla nuk duhet të glorifikohen.

Ajo ka thënë se përmes kësaj rezolute është krijuar mundësia për hapjen e arkivave shtetërore dhe ushtarake në Serbi, gjë që, sipas saj, do të ndihmonte edhe në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Me këtë rezolutë u dha mundësia të hapen arkivat shtetërore dhe ushtarake në Serbi, ku do të shihet edhe fati i të zhdukurve, mirëpo njëkohësisht u kërkua edhe mbrojtja e familjarëve të tyre”, ka deklaruar ajo.

Perljaska ka theksuar se rezoluta nuk përfshin vetëm Vukovarin dhe të zhdukurit në Kroaci, por edhe personat e zhdukur në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.

“Mos të harrojmë se këtu Kroacia nuk i ka përfshirë vetëm Vukovarin dhe të zhdukurit në Kroaci, por edhe të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë. Me këtë mund të themi se, përveç Kroacisë, këtu është përforcuar edhe pozita e Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në Kosovë”, ka thënë Lekaj- Prljaska.

Lexo edhe

Nga Ohri publikohen pamjet e darkës, Shiroka-Pula dhe liderët e rajonit në një tryezë

Nga Ohri publikohen pamjet e darkës, Shiroka-Pula dhe liderët e rajonit në një tryezë

Presidentja Shiroka-Pula në darkën e presidentëve të Procesit Brdo-Brioni

Presidentja Shiroka-Pula në darkën e presidentëve të Procesit Brdo-Brioni

Gjermania hap tregun e Krishtlindjes, nën masa të shtuara sigurie

Gjermania hap tregun e Krishtlindjes, nën masa të shtuara sigurie