Guardiola për Messin: Nuk shoh asnjë lojtar të brezit të ri që mund ta arrijë nivelin e tij

Guardiola për Messin: Nuk shoh asnjë lojtar të brezit të ri që mund ta arrijë nivelin e tij

Guardiola për Messin: Nuk shoh asnjë lojtar të brezit të ri që mund ta arrijë nivelin e tij

Pep Guardiola ka dhënë një vlerësim të veçantë për Lionel Messin, duke thënë se nuk sheh asnjë futbollist të brezit të ri që mund të arrijë nivelin e legjendës argjentinase.

Sponsor 3M Express

Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, i pyetur nëse ndonjë lojtar i ri mund të barazohet me Messin, u shpreh se është pothuajse e pamundur të ruhet një nivel i tillë për kaq shumë vite.

“Ka shumë lojtarë të mirë, por nuk shoh askënd që arrin atë nivel, duke performuar në një standard kaq të lartë çdo tri ditë për 15 deri në 20 vjet. Nuk mendoj se do ta bëjë ndonjëherë dikush”, deklaroi Guardiola.

Ai shtoi se, ndonëse rekordet janë bërë për t’u thyer, është jashtëzakonisht e vështirë të ruhet vazhdimisht një nivel i tillë i paraqitjeve.

Messi ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në futbollin botëror, duke fituar tetë Topa të Artë, Ligën e Kampionëve, tituj të shumtë në La Liga dhe Kupën e Botës me Argjentinën.

Edhe në këtë fazë të karrierës, argjentinasi vazhdon të shkëlqejë me Inter Miamin, ku sipas statistikave të raportuara ka realizuar 29 gola dhe 16 asistime në 35 ndeshje këtë sezon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës

“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës

Real Madridi blindon me kontratë afatgjatë edhe një yll të ekipit

Real Madridi blindon me kontratë afatgjatë edhe një yll të ekipit

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni