GTA 6 fsheh shumë më tepër sesa mendonim – zbulohen tri detaje që do t’i befasojnë lojtarët

GTA 6 fsheh shumë më tepër sesa mendonim – zbulohen tri detaje që do t’i befasojnë lojtarët

GTA 6 fsheh shumë më tepër sesa mendonim – zbulohen tri detaje që do t’i befasojnë lojtarët

Vetëm pak ditë para lansimit të Grand Theft Auto VI (GTA 6), janë zbuluar detaje të reja për lojën e shumëpritur të Rockstar Games, përfshirë mënyrën e ndërveprimit mes personazheve dhe mundësitë e reja që do të kenë lojtarët.

Sponsor 3M Express

Gazeta britanike The Guardian ka publikuar një përmbledhje ekskluzive pas një prezantimi të lojës, duke zbuluar tri veçori interesante që pritet ta dallojnë GTA 6 nga versionet e mëparshme.

Një nga risitë është prania e 62 llojeve të ndryshme të zogjve, të cilët lojtarët mund t’i zbulojnë dhe regjistrojnë në një ditar të veçantë gjatë eksplorimit të qytetit Vice City dhe zonave të Leonidas.

Një tjetër veçori lidhet me marrëdhënien romantike mes dy protagonistëve, Jason dhe Lucia.

Lojtarët do të mund t’i telefonojnë ose t’u dërgojnë mesazhe personazheve, si dhe të organizojnë takime romantike, të shkojnë në palestër apo të kryejnë grabitje së bashku.

Sipas raportimit, neglizhimi i marrëdhënies mund të sjellë pasoja gjatë lojës, megjithëse detajet nuk janë zbuluar ende.

Ndërkohë, Rockstar ka bërë të ditur se GTA 6 do të përfshijë mekanizma që synojnë të nxisin ndjeshmërinë dhe empatinë te lojtarët, duke ofruar një përvojë më të thellë emocionale krahas aksionit dhe botës kriminale.

Këto risi sugjerojnë se GTA 6 synon të ofrojë jo vetëm një botë më të madhe për eksplorim, por edhe ndërveprime më realiste ndërmjet personazheve.

GTA 6 është planifikuar të dalë më 19 nëntor 2026 për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S. /Telegrafi/

Lexo edhe

Droga s’ka të ndalur në Vushtrri: Policia gjen narkotikë në veturë, 17-vjeçari pranon se janë të tij

Droga s’ka të ndalur në Vushtrri: Policia gjen narkotikë në veturë, 17-vjeçari pranon se janë të tij

Nga kapja e kokainës në Vërmicë te vdekja tragjike: Blerta Hyseni ndërron jetë pas përkeqësimit në polici

Nga kapja e kokainës në Vërmicë te vdekja tragjike: Blerta Hyseni ndërron jetë pas përkeqësimit në polici

Kos për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Shpreh keqardhje për përzgjedhjen nga muzikantët

Kos për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Shpreh keqardhje për përzgjedhjen nga muzikantët