Anglia triumfoi të dielën mbrëma në Madrid, duke i dhënë fund serisë së jashtëzakonshme prej 43 ndeshjesh pa humbje të Spanjës dhe duke regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
Harry Kane, nga pika e bardhë e penalltisë, e kaloi Anglinë në epërsi pak para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Ezri Konsa dhe Ben Ëhite shënuan edhe dy gola të tjerë në fillim të pjesës së dytë për epërsinë 3-0.

Megjithatë, kartoni i kuq i Elliot Andersonit e vështirësoi dukshëm situatën për mysafirët. Spanja përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi dy herë me Mikel Oyarzabalin, nga penalltia, dhe Nico Ëilliamsin, por nuk arriti ta shmangte humbjen.
Pas ndeshjes, Tuchel u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, duke theksuar se Anglia ishte skuadra më e mirë në fushë.
“Paraqitje fantastike dhe fitore plotësisht e merituar. Në përgjithësi, ne ishim skuadra më e mirë. Luajtëm në nivel të jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund”, deklaroi Tuchel për “ITV Sport”.
Ai veçoi sidomos 60 minutat e para, duke vlerësuar guximin, energjinë, shpirtin garues dhe cilësinë e lojës së skuadrës.
I pyetur nëse kjo ishte paraqitja më e mirë e Anglisë nën drejtimin e tij, trajneri gjerman u përgjigj pozitivisht.
“Duke marrë parasysh rrethanat, kundërshtarin dhe vendin ku luajtëm, po”, theksoi ai.
Tuchel vlerësoi gjithashtu portierin James Trafford, i cili me pritjet e tij ndihmoi Anglinë ta ruante epërsinë në minutat e vështira të ndeshjes.
Burimi: RTKLive





