Dogana e Kosovës arkëton 1.7 miliardë euro për dhjetë muaj

Dogana e Kosovës arkëton 1.7 miliardë euro për dhjetë muaj

Dogana e Kosovës arkëton 1.7 miliardë euro për dhjetë muaj

Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat e realizuara në dhjetë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 1 miliard e 708 milionë e 243 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit 2025 ishin 1 miliard e 615 milionë e 537 mijë euro.

Në vlerë absolute, kjo paraqet një rritje prej rreth 92.7 milionë eurosh në krahasim me vitin paraprak.

Sponsor 3M Express

Rritje është regjistruar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave. Taksa doganore ka shënuar rritje prej 6.6 për qind, akciza prej 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja ka regjistruar rritjen më të lartë, me 7.8 për qind.

Sipas Doganës së Kosovës, këto rezultate pasqyrojnë angazhimin në mbledhjen e të hyrave buxhetore, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Rritja e të hyrave doganore vjen si rezultat i performancës së këtij institucioni gjatë periudhës raportuese, ndërsa të dhënat tregojnë se trendi i arkëtimit ka qenë pozitiv në të gjitha kategoritë kryesore fiskale.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Kurti paralajmëron Serbinë: Mund ta rishikojmë tërësisht marrëveshjen e Brukselit për energjinë

Kurti paralajmëron Serbinë: Mund ta rishikojmë tërësisht marrëveshjen e Brukselit për energjinë

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm

Kurti mirëpret dekretimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm