Gruda vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, asiston në fitoren e thellë të Leipzigut

Gruda vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, asiston në fitoren e thellë të Leipzigut

Gruda vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, asiston në fitoren e thellë të Leipzigut

Brajan Gruda ka vazhduar me paraqitje pozitive në Bundesligën gjermane, duke regjistruar asistimin e tij të dytë në këtë edicion.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi shqiptar kontribuoi me një asistim në fitoren bindëse 4-0 të RB Leipzigut ndaj Elversbergut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të kampionatit gjerman.

Gruda u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, ndërsa në minutën e 84-t dha asistimin për golin e tretë të Leipzigut, të cilin e realizoi Christoph Baumgartner.

Ky ishte asistimi i dytë radhazi për 22-vjeçarin në Bundesligë, pasi kishte asistuar edhe në xhiron e kaluar, në përballjen ndaj Bayern Munichut.

Përveç Baumgartnerit, i cili realizoi dy gola, në listën e golashënuesve për Leipzigun u regjistruan edhe Romulo Cardoso me dy gola dhe Tidiam Gomis me një tjetër.

Në këtë edicion, Gruda ka realizuar edhe dy gola në të gjitha garat, duke vazhduar të japë kontributin e tij për skuadrën gjermane.

Me këtë fitore, Leipzigu arrin në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e pestë, ndërsa Elversbergu mbetet me dy pikë më pak, në mesin e tabelës./Telegrafi/

Lexo edhe

Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

KEK-u paralajmëron rikthimin e njësisë B2 të hënën, sanimi i defektit pritet të përfundojë të dielën

KEK-u paralajmëron rikthimin e njësisë B2 të hënën, sanimi i defektit pritet të përfundojë të dielën

Gruda vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij, asiston në fitoren e thellë të Leipzigut | Momenti