Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

Grevë e përgjithshme në Spanjë, kriza e banesave ndez protestat para zgjedhjeve

Rreth katër milionë punëtorë në Spanjë iu bashkuan të mërkurën një greve të përgjithshme, bëjnë të ditur sindikatat, duke sfiduar edhe motin e keq për të organizuar protesta kundër krizës së përballueshmërisë së banesave, vetëm më pak se tri javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton klankosova.tv

Sponsor 3M Express

Kjo është greva e parë e përgjithshme në Spanjë që nga viti 2012, kur punëtorët ndërprenë punën në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike, gjatë krizës së borxhit në eurozonë.

Sipas Reuters, protesta mbështetet nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, UGT dhe CCOO, të cilat përfaqësojnë më shumë se një milion punëtorë, si dhe nga shoqatat e qiramarrësve, të cilat kundërshtojnë rritjen e vazhdueshme të qirave dhe dëbimet nga banesat.

Sindikatat e kanë cilësuar grevën si të suksesshme, ndonëse pjesëmarrja nuk ishte e njëjtë në të gjitha rajonet e Spanjës. Mbështetja më e madhe u regjistrua në zonat bregdetare, ku kriza e banesave dhe rritja e çmimeve të qirave kanë goditur më rëndë qytetarët.

Lexo edhe

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës

Mbappé dhe Zidane në përplasje për rolin në sulmin e Francës