Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

Gjykata e Posaçme në Tiranë, më 25 nëntor jep vendime për disa të pandehur

Pas përfundimit të kundërshtimeve të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, dosja e ndarë “Veliaj”, e cila po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme, është drejt fundit.

Sponsor 3M Express

Gjykata ka caktuar datën 25 nëntor për shpalljen e vendimit përfundimtar, duke i dhënë fund fazës së pretendimeve të palëve, raporton Klan Kosova.

Në këtë proces, i vetmi që rrezikon dënimin me burg është biznesmeni Elman Abule. Në pretencën e saj të dhënë disa kohë më parë, SPAK kërkoi 7 vite burg për të, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, prokuroria kërkoi dënimin me 600 mijë lekë gjobë, ndërsa për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin shërbim prove.

Për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua kryerja e punëve në interes publik, për Frosina Bollon shërbim prove, ndërsa për Flutura Xhanin një gjobë prej 40 mijë lekësh.

Ndërkohë, në pretencën e SPAK, Adela Kondakçiu përfitoi përjashtimin nga dënimi pasi mori statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.

Përveç personave të pandehur, SPAK kërkoi edhe dënimin me gjobë të tre shoqërive të përfshira në këtë dosje.

Tashmë, pas dëgjimit të palëve, Gjykata e Posaçme më 25 nëntor, në orën 15:30, do të shpallë vendimin.

Ndërkohë, çështja ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë vijon të shqyrtohet në një proces të veçantë, me procedurë të zakonshme.

Lexo edhe

Drake vazhdon ‘fiksimin’ me simbolet shqiptare, shfaqet me zinxhirin me shqiponjë

Drake vazhdon ‘fiksimin’ me simbolet shqiptare, shfaqet me zinxhirin me shqiponjë

Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

Baena tregon pakënaqësinë e futbollistëve të Atletico Madrid me Alvarez

Reka pret në takim ekipin e filmit “DUA”, propozimin e Kosovës për Oscar

Reka pret në takim ekipin e filmit “DUA”, propozimin e Kosovës për Oscar