Një qytetar 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë të Stacionit në Ferizaj kanë reaguar pas pranimit të një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore është identifikuar personi me inicialet M.K., i cili kishte ndezur mbeturina. Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin mbeturina apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në natyrë e prona, si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Burimi: Dukagjini




