Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro një 39-vjeçar, pasi është kapur duke ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj kanë reaguar pas pranimit të një informate për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore, është identifikuar personi me inicialet M.K., 39 vjeç, i cili kishte ndezur mbeturina.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.

Policia ka apeluar te qytetarët që të mos ndezin mbeturina apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht në afërsi të pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në natyrë e prona, si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Lexo edhe

‘Makina e vdekjes’ në shinat egjiptiane, një tjetër përplasje tragjike rikthen frikën për sigurinë e trenave

‘Makina e vdekjes’ në shinat egjiptiane, një tjetër përplasje tragjike rikthen frikën për sigurinë e trenave

Një gjest i shkëlqyer nga klubi i futbollistit të ndjerë – ata do ta mbështesin vajzën e tij derisa të mbushë moshën madhore

Një gjest i shkëlqyer nga klubi i futbollistit të ndjerë – ata do ta mbështesin vajzën e tij derisa të mbushë moshën madhore

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt | Momenti