Mediu propozon front të përbashkët opozitar

Mediu propozon front të përbashkët opozitar

Mediu propozon front të përbashkët opozitar

“Një kandidat i përbashkët për çdo bashki në zgjedhjet vendore”.

Sponsor 3M Express

Krijimi i një fronti të përbashkët qytetar-politik kundër qeverisë së Edi Ramës dhe dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale. Këto janë dy prej propozimeve kryesore të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili kërkon që nisma për bashkimin e opozitës të vijë nga studentët, pedagogët dhe protestuesit, e jo nga partitë politike.

Në Asamblenë Kombëtare të republikanëve, Mediu e cilësoi protestën e të rinjve si shpresë për ndryshimin e vendit, duke kërkuar që ajo të shndërrohet në një lëvizje më të gjerë qytetare dhe politike.

“Ndërtimi i një koalicioni qytetar-politik, të thirrur nga protestuesit, studentët, pedagogët, pa asnjë përjashtim politik, si një front i qartë kundër korrupsionit, dhunës, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës dhe me një qëllim thelbësor: zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Mediu renditi si kërkesa dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kujdestare, reformën zgjedhore me lista të hapura, reformën territoriale dhe kufizimin në dy mandate të qëndrimit të kryeministrit në detyrë.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të sistemit aktual zgjedhor dhe kërkoi që reforma të ketë në fokus ndarjen e shtetit nga krimi dhe garantimin e konkurrimit të lirë politik./Tv Klan

Lexo edhe

Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

Gjobitet me 500 euro një 39-vjeçar për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt

‘Makina e vdekjes’ në shinat egjiptiane, një tjetër përplasje tragjike rikthen frikën për sigurinë e trenave

‘Makina e vdekjes’ në shinat egjiptiane, një tjetër përplasje tragjike rikthen frikën për sigurinë e trenave

Një gjest i shkëlqyer nga klubi i futbollistit të ndjerë – ata do ta mbështesin vajzën e tij derisa të mbushë moshën madhore

Një gjest i shkëlqyer nga klubi i futbollistit të ndjerë – ata do ta mbështesin vajzën e tij derisa të mbushë moshën madhore

Mediu propozon front të përbashkët opozitar | Momenti