Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin

Një person është gjobitur me 500 euro nga Inspektorati Komunal i Kamenicës, pasi kishte hedhur mbeturina inerte në shtratin e lumit në fshatin Koretin.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Kamenicës, e cila ka njoftuar se rasti është evidentuar pas ankesave të banorëve dhe thirrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se mbeturinat ishin hedhur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Për këtë shkelje, ndaj personit përgjegjës është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, ndërsa atij i është kërkuar që pagesën ta kryejë brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Komuna ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë veprime të tilla që dëmtojnë mjedisin, ndotin hapësirat publike dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.

Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe të mos hedhin mbeturina në lumenj, hapësira publike apo vende të papërshtatshme.

Sipas komunës, çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit