Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar qasjen e pushtetit, duke thënë se narracioni politik i ndërtuar ndër vite ka nxitur ndarjen e shoqërisë dhe vendosjen e grupeve të ndryshme kundër njëra-tjetrës.

Sponsor 3M Express

Gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, Gjini iu referua shprehjes “Shkon Lumezi, vjen Elezi”, duke e modifikuar atë me fjalët “Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi”.

Ai tha se nuk mund të ketë qeverisje që synon të përmirësojë gjendjen në vend duke u pozicionuar kundër bizneseve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mediave dhe opozitës.

“Nuk mundet me pas pushtet i cili do me e ndreqë Kosovën, po kundër bizneseve. Që do me e rregullu sundimin e ligjit, po kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve. Që do me i ndreqë marrëdhëniet ndërkombëtare, po kundër Amerikës. Që do me e rregullu demokracinë, po kundër mediave. Që do me e luftu korrupsionin, po kundër opozitës, jo kundër hajnave të vet”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, problemi qëndron te ndërtimi i motivimit politik dhe i narracionit publik mbi kundërshtimin e individëve apo grupeve të caktuara, në vend të një vizioni të përbashkët për vendin.

Gjini ka përmendur edhe ndarjet që, sipas tij, po krijohen në shoqëri, duke veçuar raportet mes diasporës dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë, mes banorëve të qyteteve dhe fshatrave, si dhe mes pjesëtarëve të së njëjtës shoqëri.

“Nuk guxojmë me i dhënë këto mesazhe si start. Pushteti nuk mundet me qenë veç kundër diçkaje ose kundër dikujt. Duhet me qenë për diçka”, ka përfunduar ai.

Lexo edhe

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, ndryshimet hyjnë në fuqi në janar 2027

Përditësohet marrëveshja Kosovë-Itali për patentë-shoferët, ndryshimet hyjnë në fuqi në janar 2027

Propozohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Liqenin e Smilkovës

Propozohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Liqenin e Smilkovës