Sapo ishte rikthyer në fushë pas lëndimit, Musialës i ndodh e papritura

Sapo ishte rikthyer në fushë pas lëndimit, Musialës i ndodh e papritura

Sapo ishte rikthyer në fushë pas lëndimit, Musialës i ndodh e papritura

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq për Jamal Musialan, i cili pritet të mungojë edhe për katër deri në gjashtë javë, pasi ka pësuar një tjetër lëndim muskulor.

Sponsor 3M Express

Sipas Sky Sport, mesfushori ofensiv 23-vjeçar ka pësuar një çarje të fibrave muskulore në kofshë gjatë ndeshjes kundër Lille. Lëndimi raportohet se ka ndodhur në të njëjtën zonë ku kishte pasur probleme edhe më parë.

Musiala sapo ishte rikthyer në fushë pas një periudhe të gjatë jashtë aksionit. Ai fillimisht kishte pësuar një çarje të fibrave muskulore në kofshën e djathtë gjatë nxehjes para ndeshjes së Gjermanisë kundër Holandës në Ligën e Kombeve, në fund të muajit shtator.

Pas kësaj, mesfushori bëri rikthimin në ndeshjen kundër Kolnit, përpara se të aktivizohej nga banka rezervë edhe në duelin ndaj Lille.

Megjithatë, sipas raportimit, Musiala kishte ndier shqetësime që pas ndeshjes me Kolnin, por pavarësisht kësaj kishte vendosur të luante edhe kundër Lille.

Gjendja e tij më pas është përkeqësuar, duke bërë që Bayern të përballet me një tjetër mungesë të gjatë të njërit prej futbollistëve kryesorë në repartin ofensiv.

Kështu, bavarezët do të duhet të bëjnë sërish pa shërbimet e Musialas, i cili sapo kishte nisur të rikthehej në formën e tij pas lëndimit të mëparshëm./Telegrafi/

Lexo edhe

“Kosova është territor i pushtuar përkohësisht” – Ish-oficeri aktiv gjatë luftës në Kosovë, tani kandidat për president

“Kosova është territor i pushtuar përkohësisht” – Ish-oficeri aktiv gjatë luftës në Kosovë, tani kandidat për president

Mbi 30 vjedhje në Zvicër: Kosovari dënohet me burgim shumëvjeçar dhe dëbohet nga shteti

Mbi 30 vjedhje në Zvicër: Kosovari dënohet me burgim shumëvjeçar dhe dëbohet nga shteti

Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali

Nga 1 janari, lehtësohen procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës në Itali