Lajm i mirë për kosovarët në Itali, nga 1 janari lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve

Lajm i mirë për kosovarët në Itali, nga 1 janari lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve

Lajm i mirë për kosovarët në Itali, nga 1 janari lehtësohet konvertimi i patentë-shoferëve

Procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve të Kosovës në Itali do të lehtësohen nga 1 janari 2027, pas përditësimit të marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit ndërmjet dy shteteve.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, të cilat kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e kësaj marrëveshjeje.

Përmes këtij përditësimi, në marrëveshje përfshihet edhe modeli i ri i patentë-shoferit të Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027 dhe pritet t’ua lehtësojnë procedurat qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali dhe dëshirojnë të konvertojnë patentë-shoferët e tyre.

Sipas njoftimit të përfaqësive diplomatike, ky zhvillim synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët kosovarë që jetojnë në këtë shtet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nga SEPA te hekurudha Prishtinë-Durrës, Kurti prezanton prioritetet e Kosovës në samitin e Tiranës

Nga SEPA te hekurudha Prishtinë-Durrës, Kurti prezanton prioritetet e Kosovës në samitin e Tiranës

Aktivistët gjermanë organizojnë protestë ulur para një depoje të Amazonit “për marrëveshjet teknologjike me Izraelin”

Aktivistët gjermanë organizojnë protestë ulur para një depoje të Amazonit “për marrëveshjet teknologjike me Izraelin”

Shiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, diskutojnë për tunelin Prizren-Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë-Shkup

Shiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, diskutojnë për tunelin Prizren-Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë-Shkup