Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se ka kompletuar marrëveshje për angazhimin e futbollistit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2028.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili luan në repartin ofensiv, pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën, duke sjellë alternativa dhe potencial shtesë në fazën e sulmit.

Oguns ka ndërtuar përvojën e tij futbollistike përmes paraqitjeve në karrierën e tij profesionale, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë që aftësitë e tij t’i dëshmojë edhe me fanellën kuq e bardh.

Karriera e tij përfshin edhe përvoja ndërkombëtare te Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë, ndërsa në futbollin kosovar ishte pjesë e FC Ferizajt.

Klubi njofton se të gjitha procedurat e regjistrimit kanë përfunduar prej kohësh dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e radhës kampionale kundër FC Ballkanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion

Gjini alarmon për borxhet e familjeve: Kreditë janë rritur për 169.6% që nga viti 2021

Gjini alarmon për borxhet e familjeve: Kreditë janë rritur për 169.6% që nga viti 2021

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë