Sulmuesi portugez realizoi golin e parë për Al-Nassr në përballjen ndaj Al-Ahlit, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 14-të. Ky ishte realizimi i 986-të në karrierën e tij, duke e afruar edhe më shumë me objektivin historik prej 1.000 golash.
Megjithatë, ndeshja mori një drejtim krejtësisht tjetër. Vetëm katër minuta pas golit, Ronaldo pati mundësinë të dyfishonte epërsinë nga pika e bardhë, por nuk arriti ta konkretizonte penalltinë.

Al-Ahli përfitoi nga rasti dhe në pjesën e dytë nisi përmbysjen. Galeno barazoi rezultatin në minutën e 46-të, ndërsa Ivan Toney realizoi për 2-1 në minutën e 71-të.
Fitoren e vendasve e vulosi Roger Ibanez, i cili në minutën e 75-të shënoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Pavarësisht humbjes, vëmendja mbetet te Ronaldo, i cili tani ka nevojë edhe për 14 gola për të arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1.000 realizimesh në karrierën e tij.
Pas kësaj jave, Al-Nassr mbetet me 28 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Al-Ahli ngjitet në kuotën e 24 pikëve. Kreun e tabelës e mban Al-Hilal me 30 pikë dhe një ndeshje më pak.
Tashmë, Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij do të fokusohen te sfida e radhës ndaj Al-Saddit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Burimi: RTKLive





