Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se ka kompletuar marrëveshje për angazhimin e futbollistit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2028.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi 25-vjeçar, i cili luan në repartin ofensiv, pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën, duke sjellë alternativa dhe potencial shtesë në fazën e sulmit.

Oguns ka ndërtuar përvojën e tij futbollistike përmes paraqitjeve në karrierën e tij profesionale, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë që aftësitë e tij t’i dëshmojë edhe me fanellën kuq e bardh.

Karriera e tij përfshin edhe përvoja ndërkombëtare te Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë, ndërsa në futbollin kosovar ishte pjesë e FC Ferizajt.

Klubi njofton se të gjitha procedurat e regjistrimit kanë përfunduar prej kohësh dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e radhës kampionale kundër FC Ballkanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pretendimi i disidentit serb: Radoiçiqi ndodhet në Republikën Serbe të Bosnjës

Pretendimi i disidentit serb: Radoiçiqi ndodhet në Republikën Serbe të Bosnjës

Qeni leh, ngurtësohet ose i tregon dhëmbët fëmijës? Ja si duhet të reagoni

Qeni leh, ngurtësohet ose i tregon dhëmbët fëmijës? Ja si duhet të reagoni

Bitcoin bie në një nga nivelet më të ulëta të këtij viti, nën 59 mijë dollarë

Bitcoin bie në një nga nivelet më të ulëta të këtij viti, nën 59 mijë dollarë

Gjilani përforcohet me sulmuesin Ade Oguns, nigeriani firmos kontratë deri në vitin 2028 | Momenti