Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

Gjiganti arab “çmendet” pas Bruno Fernandesit, gati oferta prej 55 milionë eurove

Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta transferuar atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, gjiganti saudit është i gatshëm të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e mesfushorit portugez, pasi kishte dështuar ta bindte atë vitin e kaluar.

Fernandes kishte refuzuar më parë një ofertë shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite, duke shpjeguar se dëshironte të vazhdonte të garonte në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Megjithatë, më vonë ai kishte pranuar se ishte ndier i zhgënjyer nga qëndrimi i drejtuesve të Manchester Unitedit, pasi kishte krijuar përshtypjen se klubi do të ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.

“Më dhemb pak”, kishte deklaruar portugezi, duke iu referuar mënyrës se si klubi e kishte trajtuar situatën e tij.

Ndërkohë, Al-Hilal nuk është klubi i vetëm që po e monitoron situatën e 32-vjeçarit, pasi edhe Milani raportohet se ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Fernandes së fundmi ka zhvilluar edhe një bisedë me trajnerin Michael Carrick, në përpjekje për të sqaruar raportet mes tyre dhe për të diskutuar situatën në klub.

Kapiteni portugez vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Manchester Unitedit, por vështirësitë e skuadrës dhe pasiguria rreth të ardhmes së tij mund ta bëjnë afatin kalimtar të janarit vendimtar./Telegrafi/

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor