Andreas Almgren triumfon në Maratonën e New Yorkut

Andreas Almgren triumfon në Maratonën e New Yorkut

Andreas Almgren triumfon në Maratonën e New Yorkut

Atleti suedez, 31-vjeçar, kaloi i pari vijën e finishit me kohën prej 2 orë, 6 minuta e 1 sekondë, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në njërën prej garave më prestigjioze të atletikës botërore.

Triumfi merr vlerë edhe më të madhe duke pasur parasysh se Almgren nuk kishte garuar më parë në distancën prej 42.195 kilometrash.

Sponsor 3M Express

Viti 2026 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për suedezin. Në shtator, ai vendosi rekord evropian në gjysmëmaratonë, ndërsa në Kampionatin Evropian të Atletikës, të zhvilluar në gusht, fitoi medaljen e artë në garën e 10 mijë metrave.

Pas Almgrenit, në vendin e dytë u rendit italiani Yemaneberhan Crippa, i cili e përfundoi garën vetëm 13 sekonda më vonë se fituesi.

Podiumi u kompletua nga atleti i Lesothos, Kamohelo Mofolo, që kaloi finishin 12 sekonda pas Crippas.

Kështu, debutimi në distancën e maratonës u shndërrua në një triumf të paharrueshëm për Almgrenin, i cili konfirmoi edhe një herë potencialin e tij në arenën ndërkombëtare të atletikës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor