Komuna e Gjakovës subvencionon 37 bletarë me pajisje pune, investimi kap vlerën e mbi 35 mijë eurove

Komuna e Gjakovës ka mbështetur 37 bletarë me pajisje të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, në kuadër të një projekti që kap vlerën e përgjithshme prej 35 mijë e 920 eurosh.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka njoftuar se pajisjet janë shpërndarë gjatë kësaj jave.

Sipas tij, 32 bletarë janë subvencionuar me centrifuga elektrike dhe vaska për nxjerrjen e mjaltit, ndërsa pesë bletarë të tjerë kanë përfituar centrifuga elektrike dhe nga 12 dysheme anti-varroa për koshere.

“Gjithsej 32 bletarë u subvencionuan me centrifuga elektrike dhe vaska për nxjerrjen e mjaltit, ndërsa 5 bletarë të tjerë u pajisën me centrifuga elektrike dhe nga 12 dysheme anti-varroa për koshere”, ka bërë të ditur Gjini.

Ai ka vlerësuar punën e bletarëve dhe kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.

“Gjatë ceremonisë së shpërndarjes, shpreha mirënjohjen time për bletarët dhe për punën e tyre të çmuar, e cila kontribuon në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale”, ka shkruar Gjini.

Kryetari i Gjakovës ka theksuar se komuna do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor, me synimin e krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e bletarisë.

“Si institucion, do të vazhdojmë të mbështesim bletarët, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lexo edhe

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Messi drejt rekordit të ri, lë Ronaldon prapa në statistikat e përgjithshme

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Vogue World 2027 zbarkon në San Francisko, qyteti përgatitet për spektaklin madhështor të modës

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor

Tahiri kërkon debat për energjinë: Kosova po e blen atë më së shtrenjti në Ballkanin Perëndimor