Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

Ushtria gjermane ka nisur testimet e para taktike të dronëve kamikazë në Lituani, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët ku po marrin pjesë edhe Ukraina, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Lituania.

Sponsor 3M Express

Testimet përbëjnë një hap të rëndësishëm për Gjermaninë, e cila në vitin 2025 vendosi të blejë dronë kamikazë, pajisje pa pilot që shpërthejnë gjatë goditjes së objektivit. Vendimi erdhi pas vitesh debatesh dhe polemikash rreth përdorimit të këtyre armëve.

Stërvitja pasqyron gjithashtu përpjekjet e aleatëve të Kievit për të përvetësuar përvojën e fituar nga Ukraina gjatë mbrojtjes kundër pushtimit rus, transmeton Telegrafi.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, përdorin gjerësisht dronët kamikazë në luftimet në terren. Lufta me dronë është shndërruar në një nga elementet më përcaktuese të konfliktit, duke ndryshuar mënyrën e zbulimit dhe goditjes së objektivave ushtarake.

Në poligonin stërvitor Rudninkai, pranë kufirit me Bjellorusinë, shefi i ushtrisë gjermane, Christian Freuding, ndoqi nga afër testimet. Dronët kamikazë të prodhuar nga kompani gjermane u lëshuan nga ajri dhe goditën objektivat e përcaktuara.

Përmes këtyre testimeve, Gjermania synon të vlerësojë aftësitë e sistemeve të reja dhe përdorimin e tyre në operacione taktike, ndërsa ushtritë aleate po përshtatin strategjitë e tyre me realitetin e ri të luftës, ku dronët luajnë rol gjithnjë e më të madh. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rusia nis tërheqjen e anijes së goditur nga dronët në Detin Baltik, njofton Finlanda

Rusia nis tërheqjen e anijes së goditur nga dronët në Detin Baltik, njofton Finlanda

AC Milani “demolon” Frosinone​

AC Milani “demolon” Frosinone​

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare