Një person është gjetur pa shenja jete të dielën rreth orës 07:10 në Han të Elezit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Hani i Elezit 15.11.2026-07:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/





