Gjashtë të arrestuar pas dhunës në protestën në Tiranë, dy të tjerë në kërkim

Gjashtë të arrestuar pas dhunës në protestën në Tiranë, dy të tjerë në kërkim

Gjashtë të arrestuar pas dhunës në protestën në Tiranë, dy të tjerë në kërkim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar gjashtë persona pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Tre persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe sulmuar me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e policisë.

Po ashtu, gjatë tubimit është bllokuar qarkullimi dhe janë djegur kontejnerë të mbeturinave.

Në mesin e të arrestuarve janë katër persona të moshës 18 deri në 38 vjeç, njëri prej tyre shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve, dy prej të arrestuarve u janë gjetur dhe sekuestruar bomba molotov.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e dhunshme.

Rasti është referuar në Prokurori për disa vepra penale, përfshirë kundërshtimin e punonjësve të policisë, prishjen e qetësisë publike, pengimin e qarkullimit, shkatërrimin e pronës me zjarr dhe mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese.

Në njoftimin e policisë përmendet edhe vepra penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rubio shpreh dyshime për paqen në Ukrainë: Nuk jemi në prag të një marrëveshjeje

Rubio shpreh dyshime për paqen në Ukrainë: Nuk jemi në prag të një marrëveshjeje

Formacionet zyrtare, Malisheva – Feronikeli 74: Rexha dhe Berisha kërkojnë fitore

Formacionet zyrtare, Malisheva – Feronikeli 74: Rexha dhe Berisha kërkojnë fitore

​“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

​“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit