Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit policor.

Sponsor 3M Express

Tri raste janë raportuar në Prishtinë. Në njërin prej tyre, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Në rastin e dytë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, për çka është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rastin e tretë, një e mitur ka raportuar se ishte keqtrajtuar nga prindërit e saj. Lidhur me këtë rast, Policia ka iniciuar procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, dy vëllezër janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes tyre. Sipas Policisë, nuk ka pasur persona të lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Një rast tjetër është raportuar në Leposaviq, ku një grua ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Ajo ka marrë tretman mjekësor, ndërsa bashkëshorti është dërguar në mbajtje. Vjehrri, ndërkaq, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Graçanicë, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë, kishte kanosur dhe ngacmuar një grua me të cilën kishte bashkëjetuar.

.

Lexo edhe

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Rama kritikon mbylljen e Muzeut dhe Teatrit për pesë vjet: Tash po propozohet edhe Opera

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut

Skandali i spiunazhit – Nvidia humb 430 miliardë dollarë nga vlera e tregut