Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se Kosova e ka humbur betejën energjetike që në vitet e para pas luftës, për shkak të dështimit të investimeve në kapacitete të reja prodhuese, duke u bërë kështu e varur nga importi i energjisë elektrike.

Sponsor 3M Express

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, Gërxhaliu ka thënë se kjo varësi e kufizon mundësinë e vendit për të zgjedhur burimet e furnizimit, ndërsa pasojat e mungesës së investimeve do t’i bartin edhe gjeneratat e ardhshme.

“Eshtë e vërtetë që Kosova e ka humb betejën energjetike që në fillim të lirisë, do të thotë diku në vitet 2002-2003, kur kanë dështuar investimet në kapacitetet e reja prodhuese, qoftë Kosova e Re, qoftë edhe burimet tjera alternative. Fakti që jemi shtet me më shumë thengjill dhe kemi pasur një orientim në energji alternative, dhe nga të gjitha këto investime sot prodhohet vetëm një numër shumë i vogël i kilovatëve të rrymës elektrike, e vërtetë Kosovën e ka bërë të varur nga importi”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu për Ekonomia Online ka thënë se varësia nga importi e kufizon mundësinë e Kosovës për të zgjedhur burimet e furnizimit, veçanërisht në kohën kur edhe vendet e tjera po përballen me sfida në furnizimin me energji elektrike, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë drejtim, vetë fakti që je i varur nga importi, e ke pak mundësi për të zgjedhur se nga ku do të furnizohesh. Në veçanti tani, kur jo vetëm Ballkani perëndimor, jo vetëm Kosova, por edhe Europa është, do të thotë në një farë sfide të furnizimit me energji elektrike, falë edhe krejt kësaj që duke ndodhur qoftë në luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, qoftë në problemet me naftë, por definitivisht është një humbje e madhe që do ta paguajnë gjeneratat që do të vijnë”, shtoi.

Ai ka theksuar se nuk duhet të humbet kohë duke kërkuar përgjegjësit për dështimin e projekteve energjetike, por të ketë më shumë transparencë në importin e energjisë elektrike.

Lexo edhe

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Biden për Zelenskyn në librin e kujtimeve: I luhatshëm në disponim, jo aq mirënjohës sa prisja

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Shqipëria ngritet në renditjen e re të FIFA-s

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Sveçla: Të huajt mund të aplikojnë online për herë të parë për lejeqëndrim në Kosovë

Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike | Momenti