Gashi: Kosova shënoi progres pavarësisht bllokadës institucionale

Gashi: Kosova shënoi progres pavarësisht bllokadës institucionale

Gashi: Kosova shënoi progres pavarësisht bllokadës institucionale

Në emisionin RTK Prime, Gashi ka theksuar se periudha raportuese, nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, është karakterizuar nga bllokada institucionale, me qeveri në detyrë, Kuvend jofunksional dhe mungesë të llogaridhënies së një numri institucionesh ndaj Kuvendit.

Ajo ka përmendur edhe mbajtjen e tri palë zgjedhjeve gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar se ato janë pasqyruar në raport si zgjedhje kredibile dhe të besueshme, me pluralizëm dhe standarde të larta demokratike.

Sponsor 3M Express

Gashi ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa fusha, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, reformën e administratës publike.

Sipas saj, një nga elementet që duhet veçuar është fakti se raporti nuk evidenton kthim prapa në reforma, por kryesisht ritëm të ngadalësuar të tyre.

Ajo ka folur edhe për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, ndonëse ishte ndër vendet e para që dorëzoi planin e reformave, u bë vendi i fundit në rajon që miratoi marrëveshjen ndërkombëtare në Kuvend, si pasojë e ngërçit politik.

Gashi ka veçuar edhe kapitullin 31, i cili vlerëson për herë të parë linjëzimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

“Kosova është 100 për qind e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, theksoi ajo.

Ajo ka thënë se kërkesa e Kosovës mbetet marrja e pyetësorit nga Komisioni Evropian, si hap i parë drejt statusit të vendit kandidat.

Sipas Gashit, për këtë proces nevojitet edhe vullneti politik i Bashkimit Evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë trajtimin e sfidave që po e pengojnë avancimin e saj në rrugën drejt BE-së.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit