Gallup vlerëson Kosovën për sigurinë, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë

Gallup vlerëson Kosovën për sigurinë, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë

Gallup vlerëson Kosovën për sigurinë, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë

Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup.

Sponsor 3M Express

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Kosova ka marrë gjithsej 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren botërore.

“Edhe një vlerësim pozitiv për Kosovën në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka vlerësuar se ky rezultat është rezultat i punës së institucioneve të sigurisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve në ruajtjen e rendit dhe ligjit.

“Ky vlerësim vjen si rezultat i punës profesionale dhe të koordinuar të institucioneve tona të sigurisë, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të zyrtarëve tanë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se garantimi i sigurisë së qytetarëve mbetet prioritet i institucioneve.

“Garantimi i sigurisë së çdo qytetari mbetet prioriteti ynë”, ka theksuar ai.

Në fund, Sveçla ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vazhdimin e angazhimit për një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Gallup vlerëson Kosovën për sigurinë, Sveçla: Jemi ndër pesë vendet e para në Evropë | Momenti